Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë të mbajtur sot ka folur rreth pajisjes së qytetarëve serbë me targat RKS.
Kurti iu ka bërë thirrje atyre që t’i konvertojnë targat e automjeteve nga “PR” “PZ” “KM” në “RKS”.
Ai tregoi edhe për përfitimet e qytetarëve serbë nga konvertimi i targave të automjeteve të tyre.
“Konvertimi i targave të automjeteve nga ato ilegale në ato RKS i shërben rendit dhe ligjit, sigurisë publike dhe lëvizjes së lirë në gjithë Republikën tonë. Kjo do të mundësojë lirimit nga taksat dhe tarifat që kapin vlerën prej 5 mijë eurosh”.
I pari i Qeverisë edhe për vendimin për pajisjen me dokumentin për hyrje-dalje që u shtye për të nisur së zbatuari nga 1 shtatori.
“Vendimi për pajisjen me dokumentin për hyrje-dalje nuk do ta pengojë lirinë e lëvizjes”, tha Kurti.
Albin Kurti tregoi se dokumenti nga institucionet e Kosovës në kufi lëshohet për 20 sekonda, ndërsa theksoi se procedura e kësaj nga ana e Serbisë ua merr qytetarëve të Kosovës 10 deri në 60 minuta kohë.
Ai foli edhe për informacionin e rremë se qytetarëve serbë do t’u konfiskohen dokumentet e identifikimit, ndërsa i porositi qytetarët:
“Mos lejoni të dezinformoheni nga ata që synim e kanë destabilizimin” – porositi Kurti.