Kurti: Ju siguroj një vit të ri të sigurt dhe të begatë

Kurti: Ju siguroj një vit të ri të sigurt dhe të begatë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar qytetarët e Kosovës për Vitin e Ri 2026.

Ai i falënderoi ata për besimin për shërbim edhe për katër vitet e ardhshme.

Kurti tha se me formimin e qeverisë, “pa humbur kohë, do të bëhet miratimi i buxhetit, miratimi i ligjit për çmimet tavan, pagën e 13-të për shërbyesit civil, heqjen e kufizimit të punësimit për veteranët e UÇK-së, pakon për përballje me inflacionin…etj”, shkroi ai në Facebook.

Ai foli edhe për përballjen e vendit me katër palë zgjedhje gjatë 2025-ës, duke theksuar se kaluan “pa incidente e me rezultate të pranuara nga të gjithë”.

“Kosova më nuk ka nevojë ta kalojë testin e demokracisë”, u shpreh kreu i LVV-së.

Kurse, në përshkrim të videos Kurti ka shkruar:9

“Gëzuar 2026-ta! Ju uroj mbrëmje të këndshme, kremtim të paharrueshëm, me familjen dhe miqtë. Jam zotuar para jush për siguri dhe begati. Ju siguroj një vit të ri të sigurt dhe të begatë”.

Related Articles