Kurti ‘kapet’ me analistët: Janë bërë artistë, Vetëmenaxhimi s’bëhet Asociacion

Kurti ‘kapet’ me analistët: Janë bërë artistë, Vetëmenaxhimi s’bëhet Asociacion

Kryeministri i Kosovës, sonte në televizionin publik ka folur për zhvillimet e fundit politike, ekonomike, për shëndetësinë, sigurinë dhe arsimit në vend. Ndër të tjera, ai është deklaruar sërish për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Ohër, raporton Gazeta Enigma.



Kurti deklaroi se për shkak se Kosova e ka tekstin e favorshëm, bëhet luftë politike kundër Kosovës, me ofensivë joparimore e të padrejtë.

“E çka mendon për Asociacionin, e si do të jetë Asociacioni? Po t’i shikojmë një herë këto katër nenet e para ku thotë se Serbia nuk do të bëjë kundërshtime për anëtarësimin e Kosovës në çdo organizatë ndërkombëtare…E çka i bjen kjo kur një shtet deklaron kështu?”, pyeti Kurti.

“Ose çfarë është kur në marrëveshje shkruan se në asnjë vend tash e tutje, nuk do ta përfaqësojë Kosovën”, tha ai, duke elaboruar edhe pikën tjetër të njohjes së simboleve e dokumenteve të Kosovës nga ana e Serbisë.

“Thirrja në principet e Kartës së Kombeve të Bashkuara është një tjetër. Pra unë besoj se në vend që me këto ne të jemi në ofensivë, jo vetëm unë si kryeministër, por si shoqëri në arenën ndërkombëtare, nuk do të duhej që kaq lehtë ta pranojmë ofensivën e Serbisë për një formulim që nuk ekziston në tekst”.

Ai tha se duhet shumë kreativitet e imagjinatë që Vetëmenaxhimi të bëhet Asociacion.

“Me aq sa kam vërejtur e kam pasur kohë, në studio televizive, të gjithë janë bërë artistë, se si ta interpretojnë Vetëmenaxhimin si Asociacion a fjalën Asociacion nuk e ke”.

Në këtë rast ai tha se fjalën e ka për disa analistë politikë, të cilët sipas tij, në vend se ta ndihmojnë ofensivën e Kosovës me katër pikat e para të marrëveshjes, provojnë ta gjejnë fjalën Asociacion që nuk është askund.

Related Articles