Kurti konfirmon se janë propozuar emra të përveçëm për President, i quan të vështira negociatat

Kurti konfirmon se janë propozuar emra të përveçëm për President, i quan të vështira negociatat

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai tha se kanë folur për emra të përveçëm, por nuk mund t’i bëjnë tash publik.

Kjo pasi sipas Kurtit, akoma nuk i kemi pyetur a duan të jenë President, apo jo.

“Vazhduam bashkëbisedimin, diskutimin me kryetarin e LDK-së dhe bashkëpuëntorët e tij në emër të LDK-së ishin edhe deputetët Vjsoa Osmani dhe Lutfi Haziri, ndërsa në anën tonë ishte Arbërie Nagavci dhe Hekuran Murati”, tha Kurti.

“Diskutimi ishte i hapur, i sinqert, serioz. Do të vazhdojnë bisedimet sepse është rritur mirëbesimi dhe është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçesëm. Ato udhëzimet që jemi pajtuar herën e kaluar iu kemi bashkangjitur edhe emrat konkretë të cilat i kemi diskutuar dhe ky është një hap tutje përpara”.

“Shumësia e emrave shtohet atëherë kur njëri nga bashkëbiseduesve në rrallën kur ka fjalën sjellë emrin e ri dhe argumenton për filan personin”.

“Ne do të jemi plotësisht transparent për negociatat, por duhet ta ruajmë konsidenfialiteitn e bisedimeve të brendshme. Nuk janë emra që ne i kemi peytur paraprakisht që a donin të pranonin që të jenë President sepse paraprakisht duhet të dakordohemi në ndërmjet veteve. Në këtë fazë nuk mudn të flasim për emra të përveçëm”, ka thënë Kurti. 

Related Articles