Kurti mirëpret studentë të universiteteve prestigjioze, u flet për përparimet e Kosovës

Kurti mirëpret studentë të universiteteve prestigjioze, u flet për përparimet e Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti studentë nga Universiteti francez Sciences Po, Universiteti i Humboldt, Universiteti i Shkupit dhe Universiteti i Ri i Bullgarisë.

Duke iu uruar mirëseardhjen në Kosovë, Kurti i njoftoi me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe arritjet e qeverisë përgjatë këtij mandati.

“Kosova është dëshmi se zhvillimi ekonomik dhe progresi demokratik mund të ecin së bashku”, u shpreh kryeministri.

“Vendi ynë ka shënuar rritje ekonomike me një mesatare vjetore prej 6% në katër e fundit, si dhe Kosova arriti përparim në indekse ndërkombëtare mbi demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut ndër të tjera”.

Kryeministri tha se krahas rritjes ekonomike të arritur në katër vitet e fundit, si qeveri kemi punuar në rishpërndarjen e kësaj rritjeje edhe drejt qytetarëve, në format e subvencioneve për fermerë, arsim publik falas, shtesa për fëmijë dhe nënat e reja, rritje të pagës minimale dhe pagave në sektorin publik e privat.

“Punësimi u rrit, me theks tek të rinjtë dhe gratë, dhe papunësia ra nga mbi 25 për qind në nën 11 për qind”,  tha Kurti, ndërsa theksoi edhe mbështetjen e përkrahjen ndaj bizneseve, të cilat rritën vitet e fundit qarkullimin e tyre dhe punën e bërë në drejtim të lidhjes së ekonomisë me tregun e punës përmes arsimit dual.

“Në vijim trajtoi edhe investimet në fusha kyçe e strategjike, përfshirë edhe sigurinë e mbrojtjen, si dhe orientimin dhe aspiratat për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian”.

Në njoftim thuhet se në këtë shkëmbim me studentët kryeministri iu përgjigj edhe pyetjeve të tyre ku u prekën gjithashtu temat e marrëdhënieve në rajon dhe në veçanti me Serbinë, masat e ndërmarra në fushat e sigurisë dhe të mbrojtjes, rreziqet të cilat kanosen në gjithë Europën siç janë kërcënimet hibride dhe rritja e fashizmit dhe detyra për t’i përballuar ato, ndërsa pati bisedë gjithashtu mbi autorët e filozofisë politike dhe të sociologjisë.

Related Articles