Kurti: Kosova do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës

Kurti: Kosova do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova e kaloi me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kosova do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës, ku ai do t’i shtojë vlerë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në shtetin tonë.

Kurti ka falënderuar ministren Gërvalla dhe ekipin e saj për punën e bërë.

Postimi i tij i plotë:

Kosova kalon me sukses fazën e parë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Komiteti i Ministrave të shteteve anëtare, me mbi dy të tretat e votave të nevojshme, i dha sot mbështetje aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke përmbyllur kështu fazën e parë të anëtarësimit të plotë të Republikës sonë në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare.

Shteti ynë do të jetë vlerë e shtuar për Këshillin e Evropës. Këshilli i Evropës do t’i shtojë vlerë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit në shtetin tonë.

Falënderoj ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ministren Gërvalla, zëvendësministrin Ahmeti dhe ekipet e tyre për punën e pandërprerë, si dhe partnerët tanë e shtetet anëtare, për përkrahjen e pakursyer.

Related Articles