Kurti: Kosova është vend ku ia vlen fort të jetosh dhe të punosh për të

Kurti: Kosova është vend ku ia vlen fort të jetosh dhe të punosh për të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se gjatë mandatit të tij është dyfishuar punësimi i të rinjve në vend.

Në prezantimin e studimit të rinisë 2024 nga Fondacioni Friedrich Ebert (FES), Kryeministri Albin Kurti theksoi angazhimin e tij për të rinjtë, duke përfshirë programet e bursave për studentë si një nga masat mbështetëse, shkruan Gazeta Enigma.

Ai gjithashtu nënvizoi se gjatë mandatit të tij, punësimi i të rinjve është dyfishuar, duke e bërë këtë grup prioritet të Qeverisë së tij.

Sipas kryeministrit, në bazë të këtij studimi del në pah se të rinjtë i mbështesin politikat e majta, të cilat siç vlerësoi Kurti sigurojnë që përfitimet të shpërndahen gjerësisht.

Ndër gjetjet kryesore të studimit janë se të rinjtë si sfidë kryesore në dekadën e ardhshme kanë papunësinë, korrupsionin dhe emigrimin.

Kurti ka potencuar se Qeveria është e përkushtuar për arsimimin dhe punësimin e të rinjve, derisa ka theksuar se rritja ekonomike dhe progresi demokratik tregon se ky vend ia vlen fort të jetosh të banosh e të punosh në të dhe për të.

“Jemi të vendosur që të punojmë që të kthehen ata që shkuan të mos kenë nevojë të shkojnë ata që planifikojnë diçka të tillë”, ka deklaruar mes tjerash Kurti./GazetaEnigma/

Related Articles