Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi dje një takim me mërgatën shqiptare në Paris, Francë.
Në një postim në Facebook, ai theksoi rëndësinë e diasporës për lirinë dhe zhvillimin e Kosovës, duke theksuar se pa kontributin e saj, vendi nuk do të kishte arritur mbështetje të palëkundur në të gjithë botën, shkruan Gazeta Enigma.
Kurti gjithashtu ndau pamje nga pritja e ngrohtë që i është bërë gjatë këtij takimi./GazetaEnigma/