Kurti: Kosova po kontribuon për stabilitet dhe paqe në rajon

Kurti: Kosova po kontribuon për stabilitet dhe paqe në rajon

I pari i ekzekutivit Albin Kurti, theksoi se profesionalizmi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, është i rëndësishëm për mbrojtjen e kufijve të Kosovës që mallrat që kalojnë të jenë të kontrolluara dhe kriminelët të ndëshkohen.

“Bashkë po angazhohemi të ndërtojmë një shtet të sigurt për të mbrojtur vendin e popullin tonë“, tha Kurti sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) në Vushtrri, ku është shënuar “Dita e informimit për komunitetet”, është shprehur kryeministri i vendit.

Kurti potencoi se prej fillimit të mandatit të Qeverisë janë zhvilluar mbi 1000 operacione kundër kontrabandës, janë shkatërruar 100 grupe kriminale, 16 laboratorë të drogës dhe mbi 3800 persona janë arrestuar.

Related Articles