Kurti: Kosova tani ka një pasaportë që na bën krenarë

Kurti: Kosova tani ka një pasaportë që na bën krenarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e 55-të të këshillit të përgjithshëm të LVV-së, tha se vendi ynë tanimë ka një pasaportë që na bën krenarë, e që po fuqizohet dita ditës.

Po ashtu, shefi i qeverisë, përmendi të arriturat e këtij institucioni që nga ardhja në pushtet.

“E ne këtu në Kosovë kemi hyrë në gjysmën e dytë të vitit, dhe në muajt final të mandatit të parë të qeverisjes sonë. Shumë punë e angazhim, gjatë këtyre më pak se katër vjet. Është bërë se për çfarë është dashur zell e durim, dije e qëndrim, vizion e guxim, për sukseset për të cilat kanë dalë në dritë tek sivjet”, tha Kurti.

“Nga janari qytetarët tonë po mund të udhëtojnë lirshëm në Zonën Shengen të Bashkimit Evropian, kjo pasi janë liberalizuar vizat”.

“Shteti për të cilin jemi krenarë më në fund ka një pasaportë, më të cilën jemi gjithashtu krenarë si asnjëherë më parë, dhe e cila përherë e më shumë po fuqizohet e po njihet gjithandej”, u shpreh kryeministri.

“Bashkë me regjimin e vizave, në janar u bë edhe regjimi i stikersave të targave të veturave të Republikës së Kosovës kur udhëtohet në drejtim të Serbisë. Me pasaportën e Kosovës dhe me targat RKS, secili tani udhëtojmë e vozisim në drejtim të Evropës e Bashkimit Evropian, por si qytetarë të një Republikë të pavarur dhe sovran”.

Related Articles