Kurti kritikon ashpër Sami Lushtakun: Multi-milioner e ish komandant që kënaqet kur i frikësohen njerëzit

Kurti kritikon ashpër Sami Lushtakun: Multi-milioner e ish komandant që kënaqet kur i frikësohen njerëzit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kritikuar pushtetin aktual në Skenderaj, duke thënë se “nuk ka as program e as ide”.

“Pabarazitë në Skenderaj, me multi-milionerin ish komandant i cili kënaqet kur i frikësohen njerëzit, janë devijim nga sakrifica e madhe e dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë kontribuesve për çlirim të Kosovës, liri të popullit dhe shtet të pavarur. Funksionet publike janë për shërbim me përkushtim e jo për pasurim me sundim”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje qëndroi gjatë ditës në Skenderaj, për t’i dhënë mbështetje kandidatit për kryetar në këtë komunë, Hysni Mehanit.

“Ne e kemi Hysni Mehanin, aktivist i devotshëm e asamblist tejet aktiv, i dijshëm, modest e trim, që nuk ndan e nuk përçan, por afron e bashkon. Ai është mundësia e juaj dhe garancia jonë që nevojat e kërkesat e qytetarëve plotësohen kurse vizioni dhe projektet për Skenderaj jetësohen”.

“Me Hysni Mehanin shërbejmë me pasion, dije e punë. Skenderaj me të në krye pas 12 tetorit me pendën e Kuçicës gjen zgjidhje për problemin me ujë të pijes, ndërtojmë çerdhe të reja për fëmijët, realizojmë ngrohtoren e qytetit, trafikun publik, pishinën gjysmë-olimpike, parqet me lodra për fëmijë, parkun teknologjik inovativ, shteg për ecje e vrapim si dhe zvogëlojmë numrin e drejtorive komunale me qëllim orientimin e buxhetit për më shumë investime kapitale”, shkroi tutje Kurti.

Related Articles