Kurti kujton Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën: Ata frymëzuan secilin brez patriotësh shqiptarë

Kurti kujton Rexhep Malën dhe Nuhi Berishën: Ata frymëzuan secilin brez patriotësh shqiptarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar heronjët Rexhep Mala e Nuhi Berisha në 38 vjetorin e rënjes së tyre, shkruan Gazeta ‘Enigma’.

Kryeministri Kurti ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se ishte për vizitë në shtëpitë e tyre në Gjilan.

“Në 38 vjetorin e rënies, vizitova familjet e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, në shtëpitë e tyre në Gjilan që ishin vatra të rezistencës”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij, “Liria kombëtare dhe drejtësia shoqërore u bënë bashkë te këta dy heronj të pavdekshëm, në jetën dhe me veprën e tyre”.

“Ata frymëzuan secilin brez patriotësh shqiptarë. Lagja në Prishtinë ku luftuan nën shtetrrethim të hekurt mori emrin Kodra e Trimave. E sakrifica e tyre u bë Flakë e Janarit, që vazhdon të ndriçojë rrugën tonë”, ka përfunduar Kurti./Gazeta Enigma/

Related Articles