Kurti kujton viktimat e Holokausit: Sot angazhohemi, punojmë, veprojmë e përgatitemi që kjo të mos përsëritet

Kurti kujton viktimat e Holokausit: Sot angazhohemi, punojmë, veprojmë e përgatitemi që kjo të mos përsëritet

Në Dita Ndërkombëtare e Viktimave të Holokaustit, kryeministri Albin Kurti ka kujtuar të gjithë ata njerëz që u përballën me nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kampi Auschwitz – Birkenau është çliruar nga tragjedia njerëzore e paimagjinueshme më parë.

“Krahas kujtimit, ky tmerr e kjo dhunë fatkeqësisht nuk mori epilogun e duhur as gjatë Gjykimit të Nürnberg kur Lemkin dhe Lauchterpacht për herë të parë definuan termet “gjenocid” dhe “krime kundër njerëzimit”. Nuk mori epilogun as përgjatë viteve të tëra të përpjekjeve për të kujtuar. Të aftësisë për të mos harruar. Të tentimeve për gjetjen dhe dënimet e kriminelëve”, shkruan Kurti.

“Edhe këto krime kundër njerëzimit përgjatë viteve u përballën me mohimin e pashembullt nga ata që edhe nuk dinin, edhe nuk donin të pranonin realitetin. Tani e gati tetë dekada, bota njerëzore nuk arrin të zhdukë kujtesën e tmerrit dhe as të luftojë mohuesit e holokaustit. Megjithatë, kujtesa jeton përtej mohuesve të cilët janë kudo. Prandaj ne sot kujtojmë. Sot angazhohemi, punojmë, veprojmë e përgatitemi që kjo të mos përsëritet. Në asnjë vend. Në asnjë kohë”, shkruan tutje kryeministri.

Postimi i plotë:

Related Articles