“PDK-ja nuk merr pjesë në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës”

“PDK-ja nuk merr pjesë në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës”

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, deklaron se nuk do të marrin pjesë në protestën kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, e cila organizohet këtë të shtunë nga PSD-ja.

Por, Krasniqi, deklaroi se subjekti që drejton nuk është kundër organizimit të këtyre protestave.

“Ne kemi vlerësuar të drejtën e protestimit edhe në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur protesta. Por, normalisht jo të drejtën e dhunës në protesta dhe të krejt atyre veprimeve që zakonisht i kanë përcjellë ato protesta të tyre, është një prej shprehjeve më demokratike protesta dhe marrja pjesë në protesta, por, protestë ka pasur më duket edhe dje, e ka organizuar një organizatë joqeveritare, nesër apo kur është një proteste tjetër. Mund të ketë edhe ndonjë tjetër më vonë, kjo nuk do të thotë që ne duhet ta mbështesim atë protestë, por nuk jemi as kundër saj”, ka thënë ai në Rubikon, përcjell Gazeta Enigma.

“Pjesëmarrja në protestë është e drejtë për secilin qytetar, jo vetëm për ata që i mbështesin partitë opozitare, por edhe partinë në pushtet Vetëvendosjen, bile ata e dinë edhe ma mirë qysh me protestu, kanë përvojë”.

“Besoj që secili i ri e secili i vjetër, secili qytetar që ndjehet që është duke iu cenuar e drejta ose mirëqenia e tij në rastin e ngritjes së tarifave të energjisë është absolutisht e drejtë që me dalë e me protestu, por ne si PDK nuk do ta bëjmë këtë punë, pra të jemi pjesë e kësaj proteste,” tha Krasniqi.

Related Articles