Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një konference për media, ka përmendur tri kërkesat që i ka Kosova ndaj Serbisë në kuadër të procesit të dialogut.
Ai u shpreh se Serbia duhet të nënshkruajë Marrëveshjen e Ohrit, duhet të dorëzojë Milan Radoiçiqin, i dyshuar për agresionin në Banjskë dhe tërheqja e letrës së ish-kryeministres serbe Ana Bërnabiq që e dërgoi vitin e kaluar në BE kundër Kosovës.
“Ne kemi një marrëveshje nuk bën ta harrojmë marrëveshjen që kemi, dialogu në Bruksel edhe me takimin e Ohrit e ka sjellë marrëveshjen bazike, marrëveshja bazike e ka edhe aneksin e zbatimit. Por ajo çfarë duhet të bëhet është të respektohet, por tetë nga 11 nenet i ka shkelur Serbia, nuk mund ta harrohet një marrëveshje e të shkojmë te një marrëveshje tjetër pa e trajtuar se kush e shkeli atë marrëveshje”.
“Interesi i Beogradit është të flitet për dialog, pa u fol për marrëveshje. Interesi i Beogradit është të thuhet që duhet ta kemi një marrëveshje në të ardhmen në mënyrë që të mos harrohet ajo nga e kaluara , para një viti e gjysmë ne kemi bërë një marrëveshje ajo çfarë insistojë unë është që të nënshkruhet ajo. Beogradi nuk mund ta mohojë se kemi bërë marrëveshje, le ta nënshkruajë atë, si dëshmi e vullnetit dhe qëllimit të mirë. Mirëbesimit ndërmjet palëve, dhe garanci legale për zbatimin, pa dyshim se kjo nënkupton edhe tërheqjen e letrës të Bashkimit Evropian që u kanë dërguar vitin e kaluar 27 vendeve anëtare ish kryeministrja e Bërnabiqit”
“Por njëkohësisht kërkojmë që Republikës së Kosovës t’i dorëzohet Radoiçiqi dhe kriminelët e tjerë që vranë Afrim Bunjakun që kanë aktakuzë këto janë tri çështje, tërheqja e letrës, dorëzimi i Radoiçiqit dhe nënshkrimi i marrëveshjes. Marrëveshje kemi, mos të harrojmë duhet të respektohet dhe zbatohet”, ka thënë Kurti. /Gazeta Enigma