Kurti: Mbi 200 milionë euro për rehabilitimin e Linjës Hekurudhore Hani i Elezit – Leshak, në agjendë edhe hekurudha Prishtinë-Durrës

Kurti: Mbi 200 milionë euro për rehabilitimin e Linjës Hekurudhore Hani i Elezit – Leshak, në agjendë edhe hekurudha Prishtinë-Durrës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se mbi 200 milionë euro investime janë paraparë për rehabilitimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Leshak, shkruan Enigma.

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Kurti ka thënë se në agjendë të Qeverisë është edhe ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës.

“Mbi 200 milionë euro investime janë paraparë për rehabilitimin e linjës hekurudhore Hani i Elezit – Leshak. Krahas saj, në agjendë të punës e kemi edhe hekurudhën Prishtinë-Durrës, që është një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore dhe kombëtare të historisë së pas çlirimit”- ka shkruar Kurti.

Sipas Kurtit, modernizimi i hekurudhës do ta transformojë transportimin e mallrave dhe njerëzve, do t’i forcojë dhe shpeshtojë lidhjet e qyteteve, dhe do ta mbrojë mjedisin nga ndotja.

Related Articles