Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për rastet e dhunimeve seksuale në vendin tonë dhe vendimet e gjykatësve dhe prokurorëve ndaj të dyshuarve.
“Sipas të dhënave, mbi 200 gjykatës nga 400 sa janë kanë shqiptuar vetëm gjoba me kusht për rastet e dhunës seksuale. Me gjobë ose i kanë parashkruar”.
“Merreni me mend. Mbi 85% viktima ishin vajzat e mitura. Merreni me mend, rreth 140 prokurorë nga 200, kanë lejuar parashkrimin për këto raste”, tha Kurti.