Kurti: Mesiq dha mbështetje të palëkundur për përpjekjen tonë për liri dhe pavarësi

Kurti: Mesiq dha mbështetje të palëkundur për përpjekjen tonë për liri dhe pavarësi

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiq.

Kurti shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e çmuar të ish- presidentit Mesiq, i cili, gjatë fundviteve ’80 dhe në fillim të viteve ’90, doli publikisht në mbrojtje të drejtave të shqiptarëve të Kosovës.

Më vonë, nga pozita e Presidentit të Kroacisë, ai dha mbështetje të palëkundur për përpjekjen tonë për liri dhe pavarësi.

Në një atmosferë të përzemërt, u diskutuan edhe zhvillimet aktuale politike dhe rajonale, me theks të veçantë te bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë.

Palët nënvizuan rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe, sidomos në fushat e mbrojtjes dhe sigurisë.

Gjatë takimit u vlerësua se situata në Ballkan është më e mirë se tri dekada më parë, megjithatë mbeten sfida të trashëguara nga e kaluara.

Në shenjë nderimi për rolin e tij në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, ish-presidenti Mesiq është nderuar së fundmi me titullin “Qytetar Nderi” nga Komuna e Gjilanit.

Related Articles