Kurti mohon zbutjen, kërkon nga KFOR-i heqjen e barrikadave (VIDEO)

Kurti mohon zbutjen, kërkon nga KFOR-i heqjen e barrikadave (VIDEO)

Situata e tensionuar në veri të vendit, mblodhi të dielën Këshillin e Sigurisë në Prishtinë.

Pas këtij takimi kryeministri Albin Kurti, doli në konferencë me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

Fillimisht Kurti u la pak faj paraardhësve për mosintegrim të veriut, pastaj si shef i ekzekutivit pohoi se bllokimet e rrugëve atje po i dirigjon Beogradi.  Por, heqjen e tyre ia kërkoi misionit paqeruajtës të KFOR-it.

E shtyrjes së zgjedhjeve që i paraprijnë edhe afatet shtesë për targa e dokumente,  Kurti nuk e sheh si zbutje të qeverisë që drejton.

Derisa ministri i Brendshëm, konfirmoi se serbët vendosën 6 barrikada si protestë ndaj arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq, ku pati edhe të shtëna.

Por Sveçla nuk komentoi raportimet se pas këtij zhvillimi pati bllokim të patrullave policore.

Të dy qeveritarët u bënë thirrje serbëve nga veriu që të bashkëpunojnë me institucionet kosovare dhe të mos bien pre e grupeve kriminale.

Related Articles