Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një videoje të postuar në profilin e tij zyrtar në Instagram, ka ndarë një moment nga pritja së fundmi që i është bërë atij nga Kancelari gjerman Olaf Scholz.
Kurti ka nisur takimin me homologun gjerman në Berlin.
“Shumë i nderuar me pritjen zyrtare të kancelarit gjerman Olaf Scholz në Berlin”, thuhet në mbishkrimin e videos.
Scholz ka pritur në takim edhe presidentin serb Aleksander Vuciq.
Kurtin dhe Vucicin do t’i bëjë bashkë në një takim Emisari Special Miroslav Lajcak i cili gjithashtu gjendet në Berlin me ftesë në Kancelarit Scholz.