Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Bruksel, me Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, me të cilin ka biseduar për progresin e Kosovës në MSA, raporton Gazeta “Enigma”.
Me këtë rast Kurti ka shkruar në Twitter se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave dhe se beson që BE-ja do ta mbajë premtimin.
“E vlerësova diskutimin e sotëm me Oliver Varhelyi mbi progresin e Kosovës në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Ne kemi përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe besojmë se BE-ja do ta mbajë premtimin. Integrimi në BE s’ka alternativë. Ne jemi të motivuar për të vazhduar reformat tona transformuese në bashkëpunim të ngushtë me BE-në”, ka shkruar Kurti.
Appreciated today’s discussion w/ @OliverVarhelyi on @Kosova’s progress in #SAA. We’ve fulfilled all requirements for visa liberalization & trust #EU will deliver. EU integration has no alternative. We’re motivated to continue our transformative reforms in close coop. w/ EU. pic.twitter.com/QTnJiJbEPQ— Albin Kurti (@albinkurti) December 7, 2021