Kurti në Bruksel: Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizim, besojmë që BE-ja do ta mbajë premtimin

Kurti në Bruksel: Kosova i ka plotësuar kriteret për liberalizim, besojmë që BE-ja do ta mbajë premtimin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Bruksel, me Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, me të cilin ka biseduar për progresin e Kosovës në MSA, raporton Gazeta “Enigma”.

Me këtë rast Kurti ka shkruar në Twitter se Kosova ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave dhe se beson që BE-ja do ta mbajë premtimin.

“E vlerësova diskutimin e sotëm me Oliver Varhelyi mbi progresin e Kosovës në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Ne kemi përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave dhe besojmë se BE-ja do ta mbajë premtimin. Integrimi në BE s’ka alternativë. Ne jemi të motivuar për të vazhduar reformat tona transformuese në bashkëpunim të ngushtë me BE-në”, ka shkruar Kurti.

Related Articles