Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se është në komunikim të vazhdueshëm me ambasdorët e vendeve të QUINT-it, mbi zhvillimet, specifikisht në çështjen e veriut.
”Sa i përket vlerave, qëllimeve, interesave, bindjeve, vizioneve ne nuk kemi absolutisht asnjë dallim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian”.
Sipas Kurtit, dallime me partnerët kishin në qasje dhe në elementet taktike ‘të operacioneve’ që zhvilluan.
”Nganjëherë mund të ketë ndonjë dallim në qasje, nganjëherë mund të ketë ndonjë dallim në elemente taktike le të themi të operacioneve që zhvillojmë”.
Megjithatë, siç u shpreh për the geopost, Kurti nuk është penduar për veprimet.
”Pra, ishim në një situatë të vështirë, ku nuk kishim zgjidhje ideale, mirëpo megjithatë mendoj që kemi vepruar mirë dhe jemi shumë falënderues për gjithë ndihmën dhe mbështetjen që na e kanë dhënë dhe po na e japin [ndërkombëtarët]”.
Ai dha detaje edhe se si rrodhi procesi dhe cili ishte raporti me QUINT-in, për çështjen e veriut derisa shpërthyen tensionet.
”Natyrisht që kur u njoh procesi zgjedhor të cilin e patëm shtyrë për katër muaj në katër komunat në vëri, kur u njoh rezultati, kur u njoh rezultati, kur u njoh betimi ne nuk kishim tjetër zgjidhje përveçse kryetarët të fillojnë punën në vendin e tyre”.
”Nëse kryetarët do të fillonin punën nëpër shtëpi private ky do të ishte betonim i strukturave paralele ilegale”.
I pari i qeverisë tha se Kosova nuk mund t’u bëjë struktura paralele, strukturave paralele.