Kurti në Francë: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor, është në interesin ekonomik dhe të sigurisë të BE-së

Kurti në Francë: Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor, është në interesin ekonomik dhe të sigurisë të BE-së

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në darkën e shtruar mbrëmë nga Qarku Diplomatik i Parisit, para Forumit të Paqes në Paris që mbledh liderë nga e gjithë bota.

Sipas ZKM-së, në fjalën e tij, tKurti heksoi nevojën, si dhe rëndësinë, që në rrugëtimin përpara të vendeve evropiane vlerat dhe interesat të ecin gjithmonë bashkë.

Sipas tij, anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është në vetë interesin ekonomik dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij.

“Kryeministri gjithashtu foli për angazhimin dhe vlerën e shtuar të anëtarësimit të Kosovës dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ai tha se anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është në vetë interesin ekonomik dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij. Në këtë drejtim, ai shtoi se u përket atyre që besojnë se zgjerimi i jashtëm i Bashkimit Evropian dhe reformat e brendshme të tij shkojnë krah për krah. Vetëm një Evropë që dëshiron të reformohet nga brenda mund të zgjerohet nga jashtë, dhe vetëm një Evropë që dëshiron të zgjerohet nga jashtë mund të reformohet suksesshëm nga brenda; zgjerimi i jashtëm dhe reformat e brendshme janë njëkohësisht mundësi dhe kushte të njëra-tjetrës, u shpreh kryeministri”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.

Kurti sot merr pjesë në edicionin e tetë të Forumit të Paqes në Paris, me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron.

Related Articles