Kryeministri Albin Kurti, në Kroaci ka folur për sulmin në Ibër Lepenc, për të cilin ka thënë se dyshohet se është orkestruar nga Serbia, raporton Gazeta Enigma.
“Më herët kemi pasur sulme ndaj Policisë së Kosovës, kemi pasur sulme ndaj ndërtesave zyrtare komunale por kësaj radhe në shënjestër është popullsia civile sepse furnizimi me ujë dhe prodhimi i energjisë elektrike që është jetik edhe për qytetarë dhe bizneset kanë qenë në shënjestër”, tha ai.
Ai e njoftoi me mbarëvajtjen e hetimeve.
“Duhet të presim se cili do të jetë përfundimi i këtyre hetimeve. Por ne konsiderojmë që gjithçka tregon që këtë nuk e kanë bërë qytetarët e zakonshëm dhe se na bënë të besojmë që një sulm i këtillë vjen i mbështetur dhe orkestuar nga Serbia siç ishte edhe rasti me sulmin në Banjskë apo atë me sulmin e KFOR-it në maj 2023 apo rrëmbimi i tre policëve tanë në Leposaviq në qershor 2023”, tha Kurti. Sipas tij “Nervoza në Beograd po përkthehet në agresivitet kundër Kosovës” meqë sipas tij “nuk e kontrollojnë Kosovën më atëherë mbështeten sulme të këtilla terroriste”. /Gazeta Enigma,