Kurti në Mynih: Kosova e palëkundur në orientimin euroatlantik dhe anëtarësimin në NATO

Kurti në Mynih: Kosova e palëkundur në orientimin euroatlantik dhe anëtarësimin në NATO

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën e tretë të Konferencës për Siguri të Munihut, njoftoi se ka zhvilluar takim me kryetarin e Unionit Kristian Demokratik të Gjermanisë, Friedrih Merz.

Kurti e uroi Merzin për marrjen e detyrës së udhëheqjes me Unionin Kristian Demokratik dhe diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit.

“Për progresin e bërë gjatë vitit të parë të qeverisjes, kryeministri Kurti foli për indikatorët e rritur ekonomikë, reformat në sistemin e drejtësisë, luftimin e krimit dhe korrupsionit, si dhe zhvillime të tjera progresiste. Integrimet evropiane dhe Ballkani Perëndimor, ishin temë e bisedës dhe kryeministri Kurti përsëriti se Kosova mbetet e palëkundur në orientimin euro-atlantik dhe synimin për anëtarësim në NATO, OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Ai theksoi se institucionet dhe vlerat euro-atlantike duhet të jenë të hapura për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. / Gazeta Enigma.

Related Articles