Qeveria e Kosovës ka organizuar aktivitete për shënimin e njëvjetorit të rënies së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se nën patronatin e kryeministrit Albin Kurti, aktivitetet do të nisin nesër në orën 09:00, ku do të vizitohet familja e heroit Bunjaku.
Në orën 09:30 do të ketë homazhe te varri i Bunjakut, e në orën 15:00 do të mbahet akademia përkujtimore te Pallati i Rinisë.
Rreshteri Afrim Bunjaku është vrarë më 24 shtator të 2023-s nga grupe të armatosura serbe në fshatin Banjskë të Zveçanit, në një sulm terrorist.
Bunjaku ishte varrosur në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë. Ai ishte shpallur Hero i Kosovës.