Kurti në Reçak: Ata që mohojnë gjenocidin, e ëndërrojnë përsëritjen e tij

Kurti në Reçak: Ata që mohojnë gjenocidin, e ëndërrojnë përsëritjen e tij

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa mori pjesë në Akademinë përkujtimore në Reçak tha se krimet e bëra nga forcat serbe në këtë fshat asnjëherë s’do të amnistohen, apo harrohen raporton Gazeta “Enigma”.

“Ata të cilët e mohojnë gjenocidin, ata ëndërrojnë për përsëritjen e tij. Por, një krim kundër njerëzimit, e një gjenocid si ai që kryen forcat e Serbisë në Reçak me 15 janar, nuk mund të fshihet, nuk mund të mjegullohet dhe nuk mund të amnistohet”, tha kreu i Qeverisë.

Kurti mes tjerash deklaroi se janë lëshuar fletarreste ndërkombëtare për 18 persona serbë që dyshohet për pjesëmarrje në kryerjen e masakrës së Reçakut.

“Duke u thirrur në dëshmitë e kohës në deklaratat e 63 dëshmitarëve të intervistuar dhe në provat e tribunalit të Hagës, Prokuroria Speciale e Kosovës ka lëshuar fletarreste ndërkombëtare për 18 persona serbë që dyshohet për pjesëmarrje në kryerjen e masakrës së Reçakut”, tha ai.

Ai u zotua se si kryeministër s’do lejoj që shteti t’i harroj apo amnistoj kriminelët që kryen krime lufte.

“Sot në 24-vjetorin e masakrimit të 45 shqiptarëve nga forcat e Serbisë në Reçak, teksa kujtojmë dhe nderojmë të gjitha viktimat e asaj kohe të errët, më lejoni që para jush, nga pozita e Kryeministrit të Republikës së Kosovës t’iu them që shteti ynë demokratik nuk i amniston kriminelët dhe nuk i harron krimet e luftës. / Gazeta Enigma.

Related Articles