Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka telefonuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për ta falënderuar për sanksionet që Kosova i ka vënë Rusisë. E veçanta e kësaj telefonate ishte se, si Kurti ashtu edhe Borrell janë në kontinente tjera.
Kurti nuk e humbi mundësinë për ta shprehur këtë fakt sic di asi më së miri, duke thënë se janë “të dy larg shtëpisë, në dy kontinente, por në një zonë kohore”
“Falënderoj Përfaqësuesin e Lartë Josep Borrell për thirrjen e tij nga Kili. Megjithëse të dy larg shtëpisë, në dy kontinente, por në një zonë kohore, gjetëm disa momente për të diskutuar situatën aktuale dhe për të ndjekur dialogun e ardhshëm në rajonin tonë. Ai përsëri falënderoi Kosovën. për përafrimin me sanksionet e BE-së kundër Rusisë.”, shkroi Kurti në llogarinë e tij në Twitter.
Thanks to HR @JosepBorrellF for his call from Chile. Though both far from home, in two continents but one time zone, we found some moments to discuss current situation & pursue future dialogue in our region. He again thanked ???????? for aligning with ???????? sanctions against ????????.— Albin Kurti (@albinkurti) April 28, 2022
Kurti po qëndron në SHBA së bashku me Presidenten Vjosa Osmani ku ishin pjesë e funarlit për Madeliene Albright.