Zëdhënësi i Qeverisë jep detaje për vizitën e Kurtit në Greqi, thotë se shpenzimet paguhen nga nikoqiri

Zëdhënësi i Qeverisë jep detaje për vizitën e Kurtit në Greqi, thotë se shpenzimet paguhen nga nikoqiri

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovë, Përparim Kryeziu, përmes një statusi në “Facebook”, ka bërë të ditur se kryeministri, Albin Kurti, po merr pjesë për të katërtën herë radhazi në Simpoziumin Symi, raporton Gazeta Enigma.

Përveç kësaj, Kryeziu ka bërë të ditur se pjesë e panelit të diskutimit është edhe bashkëshortja e kryeministrit Kurti, ku ka theksuar se shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit mbulohen nga organizatori.

Tutje, u bë e ditur nga Kryeziu se kryeministri zhvilloi takime të shumta me përfaqësues të lartë qeveritarë dhe politikë.

“Pas takimit të djeshëm me ministrin e Punëve të Jashtme, z.Dendias, kryeministri Kurti ka biseduar në telefon me kryetarin e Komunës së Deçanit, z. Ramosaj dhe me ministrin e Shëndetësisë, z.Vitia më të cilin bisedoi gjersa ai po qëndronte në Deçan. Dje në Deçan ishin edhe Presidentja e vendit, znj. Osmani, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Gërvalla dhe ministri i Mbrojtjes, z. Mehaj”, shkroi Kryeziu.

https://www.facebook.com/perparim.kryeziu.779/posts/335234511434036

Related Articles