Kurti: Ne zgjedhim zgjedhjet, edhe pse nuk ka qenë preferencë e LVV që të shkohet në zgjedhje të reja

Kurti: Ne zgjedhim zgjedhjet, edhe pse nuk ka qenë preferencë e LVV që të shkohet në zgjedhje të reja

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një konferencë për media, ka deklaruar se Kosova nuk ka rrugë tjetër, pos të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare.

“Para çdo marrëveshje që shtrembëron vullnetin e qytetarëve në zgjedhje, ne zgjedhim zgjedhjet. Kjo është edhe arsyeja pse vendi natyrisht, siç e pamë gjatë ditës së djeshme, nuk ka rrugë a mënyrë tjetër përveç zgjedhjeve të reja”.

Pos tjerash, ai tha se nuk ka qenë preferencë e Lëvizjes Vetëvendosje që të shkohet në zgjedhje të reja.

Related Articles