Kurti: Nëse prisnit që unë të bëhesha kryeministër e mos ta luftoja krimin në veri, s’me paskeni njohur vërtetë

Kurti: Nëse prisnit që unë të bëhesha kryeministër e mos ta luftoja krimin në veri, s’me paskeni njohur vërtetë


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti teksa është mburrur “se po e lufton krimin në veri”, theksoi edhe se “nëse dikush priste që unë të bëhesha kryeministër dhe që ato rrugë të paligjshme do të vazhdonin, atëherë ata nuk më njihnin vërtet”, shkruan Gazeta Enigma.

 “Unë po luftoj krimin që rrënon zonat veriore të Serbisë dhe tashmë kemi mbyllur 18 rrugë ilegale nga Kosova për në Serbi”, shpjegoi Kurti në një intervistë për Euractiv.

Tutje ai theksoi se “është e rëndësishme që bashkëpunimi ndërmjet vendeve të BE-së dhe Serbisë të mos vijë në kurriz të demokracisë në vend apo të sigurisë në Ballkanin Perëndimor”.

“Ne llogarisim që Franca dhe Gjermania t’ia bëjnë të qartë Beogradit se bashkëpunimi ekonomik nuk do të thotë të japësh një çek të bardhë për të shkelur të drejtat e njeriut, për të ngacmuar fqinjët dhe për të manipuluar zgjedhjet”. / Gazeta Enigma.

Related Articles