Kurti nesër takon kryetarët e komunave

Kurti nesër takon kryetarët e komunave

Kryeministri i Kosovës pritet që gjatë ditës së nesërme të zhvillojë një takim me kryetarët e komunave.

Sipas një njoftimi për media, takimi midis Kurtit dhe kryetarëve të Komunave pritet të nis nga ora 10:00.

Takimi i fundit midis Kurtit dhe kryetarëve të komunave u mbajt para katër muajve.

Në atë takim Kurti ka kërkuar nga ta që t’i rrisin shërbimet ndaj qytetarëve.

Kryetarëve Kurti u kishte kërkuar po ashtu që të jenë të kujdesshëm dhe transparent me shpenzimin e buxhetit komunal.

Buxheti për vitin 2023 dhe kriza energjike kanë qenë temat e diskutimit në takimin e fundit.

Related Articles