Kurti nga Austria: Dialogu me Serbinë do të duhej të na çonte drejtë njohjes reciproke

Kurti nga Austria: Dialogu me Serbinë do të duhej të na çonte drejtë njohjes reciproke

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pas takimit me Kancelarin austriak, Karl Nehammer, ka thënë se Austria është një mike e afërt dhe partnere e rëndësishme për Kosovën.

Kurti tha se në takim me Nehammer folën për dialogun mes Kosovës e Serbisë, ku tha se dialogu do të duhej të çonte në njohje reciproke.

“E kam informuar kancelarin për qasjen tonë konstruktive e kreative e proaktive në dialogun me Serbinë, dialogu që do të duhej të çonte drejtë marrëveshjes së normalizimit të plot të raporteve tona të përqendruar në njohje reciproke”.

Tutje, ai tha se Kosova ka një kushtetutë moderne e evropiane, ndërsa shtoi se disa prej qëllimeve, të dyja vendet i kanë të përbashkëta.

“Diplomatët e, aktivistët e kanë mbështetur Kosovën në kohë nevoje, ndërsa sot janë zëri i arsyes në institucionet evropiane. Disa prej qëllimeve i kemi të përbashkëta edhe në takimin e sotëm me kancelarin, ne do të vazhdojmë me agjendën tonë të reformave, duke shtruar rrugën për anëtarësim në BE”, është shprehur Kurti

Related Articles