Kryeministri Albin Kurti gjatë qëndrimit në Bratislavë ku po merr pjesë në forumin “Globsec 2022”, tha se Kosova mirëpret nismat e BE-së, me vlerat e saj brenda derisa shtoi se nuk beson te vetëmjaftueshmëria e Ballkanit Perëndimor.
Sipas shefit të qeverisë, sundimi i së drejtës, drejtësia sociale, luftimi i krimit dhe korrupsionit, ballafaqimi dhe adresimi i së kaluarës, reciprociteti i të drejtave të pakicave dhe barazia janë të domosdoshme për rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Kurti ka përsëritur edhe njëherë kërkesën që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen pjesë e BE-së dhe kjo të ndodhë sa më shpejt që është e mundur.
“Ne mbështetemi shumë te Procesi i Berlinit dhe mirëpresin përkushtimin e Kancelarit Scholz për të rifilluar këtë proces me një dinamikë të re. Qeveria e Republikës së Kosovës mirëpret nismat e BE-së, me vlerat e BE-së brenda, kryeministri ritheksoi se nuk beson te vetëmjaftueshmëria e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kurti.
Sipas tij, rajonit i duhen vlera evropiane të ndihmuara nga BE-ja.
“Na duhen vende me demokraci, ku opozita mund të fitojë zgjedhjet. Konkretisht për sundimin e së drejtës dhe luftimin e krimit ndërkufitar në Ballkan, na duhet ndihma e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ia.
Ndërsa, duke folur për dialogun me Serbinë, kryeministri Kurti potencoi se Kosovës ka qenë e përkushtuar, konstruktive dhe kreative dhe se dialogu duhet të jetë parimor që respekton barazinë e palëve në bisedime, për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme, për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, të përqendruar te njohja e ndërsjellë.
“Por, Serbia ende nuk i njeh krimet e luftës dhe thotë se nuk do të njeh pavarësinë e Kosovës”, tha kryeministri Kurti.
Kurti foli edhe për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke thënë se pret përgjigje pozitive