Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se nga muaji i ardhshëm, paga minimale bëhet 425 euro bruto nga 350 euro sa është tash, ndërsa sipas tij, nga 1 korriku fillon zbatimi i fazës së dytë, ku paga minimale bëhet 500 euro.
“Rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat do të përfitojnë nga kjo rritje. Pagën minimale e gjetëm 130/170 euro, të pandryshuar për më shumë një dekadë, dhe brenda një mandati po e rrisim për të tretën herë”, shkroi Kurti në një postim.
