Kurti nga Shkupi: BE-ja, fati e qëllimi ynë

Kurti nga Shkupi: BE-ja, fati e qëllimi ynë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Bashkimi Evropian është qëllimi dhe fati i Kosovës dhe i vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke shtuar se sot do të dorëzojë listën e reformave të diskutuara.

Në nisje të takimit në kuadër të “Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, Kurti është shprehur të hënën se Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mundësojnë sa më shumë bashkëpunim rajonal dhe “ecje më të përshpejtuar drejt BE-së që është qëllimi e fati ynë”.

Sipas Kurtit, Brukseli e Uashingtoni janë të angazhuara me Ballkanin Perëndimor për rritje ekonomike.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se nisma e vendeve të Ballkanit Perëndimor është mundësi e mirë që nuk duhet humbur, derisa ka shtuar se “është kruciale që t’i vendosim qytetarët tanë në rend të parë”. “Është kruciale dhe nëse mund ta bëjmë në kohë reale për t’u realizuar gjërat në muajt e ardhshëm që t’i definojmë se si do të duken vendet tona”, tha Rama. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka falënderuar Maqedoninë e Veriut për mikpritje. Ai ka thënë se kanë pasur dhe do të kenë takime të rëndësishme për përparimin e Ballkanit Perëndimor. Ka thënë se është biseduar me përfaqësues evropian e amerikan për planin e rritjes. Vuçiq ka thënë se është me rëndësi inkuadrimi në Tregun e Përbashkët. Ndërkohë ka folur edhe se do të nënshkruhen më 1 mars dy protokolle në kuadër të “Ballkanit të Hapur” që kanë për qëllim lëvizjen e lirë të punëtorëve. “Ne kemi biseduar edhe për planin e zgjerimit të BE-së. Kemi biseduar për kushtet që duhet plotësuar dhe reformat”, ka thënë Vuçiq.

Related Articles