Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka përgënjeshtruar lajmet se dokumentet e Serbisë do të konfiskohen nga autoritetet kosovare.
Kurti në mbledhjen e qeverisë tha se më 1 gusht ishin lëshuar 2 mijë dokumente hyrja-dalje.
Ai theksoi se dezinformimi paraqet rrezik të madh.
“Kam dëgjuar për lajmin e rreme që dokumentet serbe do të konfiskohen në kufi nuk është e vërtetë. Me 1 gusht ishin lëshuar mbi 2 mijë dokumente për hyrje dalje. Po jetojmë në një epokë sfiduese dhe na duhet kujdes i shtuar. Dezinformimi paraqet rrezik mjaft të madh. Fushata jonë e informimit do të vazhdojë kur do të rifillojnë së zbatuari dy vendimet tona. Barrikadat që vendosen në veri vijnë nga lartë” – tha Kurti.