Në Kuvendin e Kosovës, ka nisur seanca për raportimin e kryeministrit Albin Kurti në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi në Bruksel.
Duke folur para deptuetëve, deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Kurti nuk e ka sjellur Asociacionin, por sipas tij, Kurti po e pranon këtë Asociacion të cilin e ka kundërshtuar ndër vite.
“Albin Kurti nuk e ka sjellur Asociacionin, ai e ka gjetur si pjesë detyruese e marrëveshjeve paraprake, askush në Kosovë nuk mund të akuzoi atë për nënshkrimin e një marrëveshje paraprake. Ajo që po sjell ky kryeministër është pranimi i këtij Asociacioni përkundër kundërshtimit disa vjecar që e ka bërë, punë për të se si e arsyeton para bazës së vet, për neve pozicioni i respektimit të marrëveshjeve paraprake është obligim kushtetues i Kosovës”, ka thënë Abdixhiku në Kuvend.