I pyetur për bashkëpunimin me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, Kurti tha se bashkëpunimi mund të ndodhë, por me kusht që të arrihet dakordim për të dyja – Kuvendin dhe Qeverinë.
“Unë mendoj se do të bashkëpunojmë për të dyja, sepse Kuvendi pa Qeveri nuk ka kuptim. Ka njëfarë hezitimi nga ana e tij, por nëse e krahasoj me situatën e mëhershme, mendoj se tash është më mirë”, tha Kurti.
Sipas tij, një nga kërkesat e Limajt ka qenë që, nëse arrihet bashkëpunimi me LVV-në, atëherë ai të jetë kandidati për kryetar të Kuvendit. Por Kurti sqaroi se një propozim i tillë nuk ka marrë mbështetje as brenda grupit parlamentar të LVV-së.
“Këtë çështje ia kam sqaruar shumë qartë kryetarit Limaj dhe nuk kam çfarë të shtoj më tej. Nuk dua të nxjerr më shumë detaje, por edhe brenda grupit tonë nuk ka pasur dakordim për një marrëveshje të tillë”, deklaroi Kurti.