Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për veteranët e luftës në Kosovë.
“Nuk ka teori të jenë mbi 20 mijë veteranë të luftës, mund të kenë qenë pjesëmarrës në luftë. Pjesëmarrës ndoshta janë 60 mijë, ndoshta janë edhe më shumë se 60 mijë, por veteranë nuk mund të jenë 60 mijë”, ka thënë Kurti.
Kryeministri Kurti ka thënë “Unë e di që njerëzit kanë nevojë për para, por një numër i madh i veteranëve kanë nevojë për vend pune, sepse janë të rinj”.
“Ka pasë një proces gjyqësor, i cili tani komplet arkivin po na e kthen neve në Qeveri, por ajo evidenca që ka rezultuar me numrin 60 mijë është shumë problematike, pra nuk është se nuk do të dëshiroja që këta njerëz t’i marrin këto mjete, por unë dua që këta t’i marrin ose me vende të reja të punës ose me asistencë sociale, por jo si veteranë të luftës, sepse na e deformon rrëfimin për luftën”, ka thënë Kurti në RTK.