Kryeministri Albin Kurti nuk pohuar e as mohuar, kur u pyet nga gazetarët nëse do e respektojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, rreth kandidimit vetëm deri në tri herë për kryeparlamentar.
“Duhet ta presim aktgjykimin e plotë”, u përgjigj shkurt Kurti.
Kështu u shpreh ai teksa mori pjesë në 26-vjetorin e Doganës së Kosovës dhe diplomimin e gjeneratës së re të oficerëve doganorë.