Kurti pas rezultateve të KQZ-së: Jemi të parët, sot është një festë e madhe e demokracisë

Kurti pas rezultateve të KQZ-së: Jemi të parët, sot është një festë e madhe e demokracisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për media pas publikimit të rezultateve preliminare nga KQZ, shkruan Gazeta “Enigma”.

Ai u shpreh i kënaqur me mbarëvajtjen e zgjedhjeve, duke mos theksuar ndonjë incident të madh.

“Dje u mbajtën zgjedhjet lokale nëpër komuna të Kosovës të cilat ishin të lira, demokratike dhe fer, pa ndonjë incident të theksuar. Megjithatë të gjitha ankesat do të trajtohen nga organet përkatëse shtetërore. Si kryeministër jam i nderuar që kishim miq edhe nga Bashkimi Evropian të cilët vëzhguan procesin, që mund të shërbej si shembull për vendet e rajonit dhe jo vetëm. Ata panë që Kosova shkëlqen edhe me organizimin e procesit zgjedhor.”, tha Kurti në konferencë për media.

Kurse kur foli në cilësinë e kryetarit të Vetëvendosjes, ai u shpreh i kënaqur edhe me arritjen e partisë së tij në këto zgjedhje.

Tërë procesin e cilësoi si “festë e madhe e demokracisë”.

Si kryetar i Vetëvendosjes jam shumë i kënaqur qe të shoh kaq shumë kandidat tanë në balotazh, njësoj sic jam i kënaqur me besimin dhënë asamblistëve tanë, gjithandej Kosovës. KY është një shancë që të vazhdojmë të flasim e të diskutojmë me qytetarët se si t’i mbrojmë e avancojmë të arriturat tona në luftën kundër korrupsionit”, theksoi tutje ai. /Gazeta Enigma.

Related Articles