Kryeministri Albin Kurti, gjendet në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë vizitave në shtetin e Iowas, Kurti theksoi se për 11 vite rresht ky shtet ka luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen profesionale të FSK-së, shkruan GazetaEnigma.
Kurti përmes një postimi në Facebook, tregoi detaje nga takimi me Guvernatoren e shtetit të Iowas, Kim Reynolds, ai theksoi se partneriteti mes dy shteteve është shumë i fortë.
“Që nga viti 2011, për 11 vjet, Iowa luajti rol kyç në ngritjen profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Duke e përfshirë FSK-në në misionet e ruajtjes së paqes e bëri Kosovën kontribuese të sigurisë në botë.Partneriteti i fortë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe shtetit të Iowa-s, dhe potenciali për rritje të bashkëpunimit, ishin në qendër të takimit që pata me Guvernatoren e Iowa-s, znj. Kim Reynolds”, tha Kurti.
Kryeministri bëri të ditur se kanë diskutuar me guvernatoren rreth mundësive të reja të bashkëpunimit.
“Biseduam për krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit, për rritjen e investimeve, ngritjen e kapaciteteve njerëzore, shfrytëzimin e potencialit natyror si dhe për promovimin e vlerave të përbashkëta të të dyja vendeve.U pajtuam që shembulli i bashkëpunimit ushtarak duhet të vazhdohet në fushën civile, duke fuqizuar partneritetin edhe në ekonomi, bujqësi e arsim”, u shpreh ai.
Gjithashtu tregoi edhe për takimin me Gardën Kombëtare të shtetit të Iowas, ku e falenderoi Benjamin J. Corel, për përkrahjen e vazhdueshme.
“Në takimin që pata me komandantin e Gardës Kombëtare të Iowas, gjeneralmajorin Benjamin J. Corell, e falënderova për përkrahjen e jashtëzakonshme dhe i kërkova që Iowa të vazhdojë me të njëjtin ritëm mbështetjen për ngritjen profesionale të FSK-së”, tha ndër të tjera Kurti. / GazetaEnigma
Postimi i plotë: