Kurti për balotazhet: Synojmë e dëshirojmë që të fitojmë

Kurti për balotazhet: Synojmë e dëshirojmë që të fitojmë

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, deklaroi të enjten se janë duke punuar që raundi i dytë i zgjedhjeve lokale të zhvillohet pa incidente.

Kurti shtoi se Qeveri do të garantojnë zgjedhje demokratike të lira e fer.

Kurse kur u pyet për rezultatin që pret nga këto zgjedhje, ai potencoi se synojnë dhe dëshirojnë që të fitojnë.

“Ne do të përpiqemi që të shkojë gjithçka në rregull sa i përket procesit zgjedhor, që të mos ketë incidente, të jenë zgjedhje demokratike të lira e fer”.

“Si Qeveri e Kosovës jemi në mbështetje të institucioneve, mekanizmave shtetërorë që të organizojmë zgjedhjet. Ne natyrisht synojmë e dëshirojmë që të fitojmë”.

Lëvizja Vetëvendosje në raundin e parë nuk e fitoi asnjë Komunë. Ndërsa në balotazh, kandidatët e saj garojnë në 12 komuna.

Sipas rezultateve përfundimtare të publikuara të enjten, nga KQZ-ja, raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetarë do të mbahet në këto 21 komuna: Gjakovë, Drenas, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime, Viti, Vushtrri, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Related Articles