Kurti për CNN: NATO intervenoi për ta ndaluar gjenocidin dhe është pjesë e historisë së Kosovës

Kurti për CNN: NATO intervenoi për ta ndaluar gjenocidin dhe është pjesë e historisë së Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për CNN ka thënë se do të ishte mirë që sa më shpejtë Kosova të futej në NATO, mirëpo shtoi se megjithatë NATO-ja është brenda Kosovës.

“Në të njëjtën kohë e kemi dënuar invazionin rus dhe agresionin ushtarak por jemi shumë mirë të vetëdijshëm që NATO-ja përfaqëson siguri për krejt anëtarët e vet”.

“Kosova nuk është ende anëtarë e NATO-s, por NATO-ja është brenda Kosovës. Qëllimi ynë është që të futemi në një partneritet për programin e paqes”.

Kurti i përmendi krimet e Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë, duke e lavdëruar pastaj vendimin e NATO-s për t’i realizuar bombardimet.

“NATO-ja intervenoi për ta ndaluar gjenocidin dhe është pjesë e historisë së Kosovës”.

“Por, në të njëjtën kohë, edhe Kosova është pjesë e historisë së NATO-s. Duam që t’i bashkohemi NATO-s, andaj sa më shpejtë, aq më mirë”./Gazeta Enigma/

Related Articles