Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për takimin që kishte me sekretarin e shtetit, James O’Brien, pas Forumit të Paqes.
Gjatë një interviste për ATV-në, Kurti ka thënë se O’Brien na njeh mirë si shtet e popull.
Po ashtu ka thënë se kanë diskutuar si të ecin së bashku sa më shpejtë e sa më mirë.
Kurti ka thënë se Kosova ka nevojë për më shumë siguri, duke përmendur kështu partneritetin me SHBA-të.
“Sot kisha një takim të rëndësishëm me asistentin e sekretarit të shtetit, z. James O’Brien, për Evropë edhe dhe Euroazi, të cilin e njoh shumë kaherë, por me të cilin ka disa vite që nuk jam takuar. Biseda e sotme ka qenë e përqendruar në atë se si duhet duhet ndihmuar Kosova, për të avancuar edhe në aspektin e njohjeve ndërkombëtare, të organizmave të ndryshëm ndërkombëtarë, këtu para se gjithash e kam fjalën për partneritetin për paqe, drejt anëtarësimit në NATO, se si kemi nevojë për më shumë siguri për Kosovën e anën tjetër se si përpjekja e Kosovës për integrim evropian dhe evroatlantik është shumë e lidhur me përpjekjen e shtëpisë së Bardhë, administratës Biden për një udhë të fuqishme tans atlantike ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian”.
James O’Brien më njeh shumë mirë. Më njeh qysh nga shekulli i kaluar, andaj u përqendruam kryesisht në atë se si në muajt në vijim, duhet ecim bashkarisht sa më mirë e sa më shpejt. Unë isha bashkë në këtë takim me zëvendës kryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarzdhe me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Paris, Mehdi Halimin”, ka thënë Kurti