Kurti: Për trazira në Ballkan, Rusia mund ta nënkontraktojë Beogradin

Kurti: Për trazira në Ballkan, Rusia mund ta nënkontraktojë Beogradin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për pozicionin e Kosovës dhe aspektin e sigurisë në Ballkan, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.

Kurti ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin, ka hyrë në një rrugë pa dalje.

Sipas kryeministrit, se tundimi i Putinit për të zgjeruar konfliktin, është shqetësues për Ballkanin Perëndimor, pasi që mund të jetë një prej tri rajoneve të përshtatshme, ku do të mundohet të nis konflikte të reja.

Ai ndër të tjera ka thënë se për trazira në Ballkan, Rusia mund ta nënkontraktojë Beogradin.

“Fronti i tretë që kam frikë se bën pjesë është ai i Ballkanit Perëndimor. Dhe ky rajon më shqetëson më së shumti, jo vetëm për faktin që ka të bëjë me vendin tim. Për arsye se në rastin e Moldavisë dhe Gjeorgjisë, Kremlini duhet të ndajë një pjesë të fuqisë se tij ushtarake për fushëbeteja të reja lufte”.

“Gjersa në rastin e Kosovës, Malit të zi dhe të Bosnjës dhe Hercegovinës mund ta nënkontraktojë direkt Beogradin dhe Republikën Serbe te Bosnjës. Kështu Rusia do të mund të zgjeronte luftën pa pasur nevojë te përdorë rezervat e saja ushtarake”, ka thënë ai.

Sipas Kurtit, të rrezikuara janë edhe Moldavia dhe Gjeorgjia.

“Presidenti Putin ka hyrë në një rrugë pa dalje, përveç nëse ndjek qasjen e më së keqes. Është një formë e vetë sabotimit, ai nuk mund të kthehet mbrapa. Natyrisht këtu jemi të shqetësuar, sepse tundimi i tij që ta përhapë luftën më tej më duket i qartë”.

“Në rrezik janë tre rajone. Moldavia, sepse duke u përpjekur për të enklavizuar Ukrainën dhe për ta privuar nga dalja në Detin e Zi, rusët do të shkojnë nga Krimea në Transnistri nëpërmjet Odesës (Odessa). E dyta është Gjeorgjia: Osetia e Jugut dhe Abkhazia u aneksuan në vitin 2008, viti kur Kosova shpalli pavarësinë e saj”, ka thënë ai për Le Monde.

Related Articles