Kurti: Përkundër fushatës së Serbisë, bëmë hap të rëndësishëm në integrimin euro-atlantik

Kurti: Përkundër fushatës së Serbisë, bëmë hap të rëndësishëm në integrimin euro-atlantik

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pasi Kosova ka avancuar me status në Asamblenë Parlamentare të NATO-së, duke thënë se ky është një hap i rëndësishëm në integrimin euro-atlantik, “përkundër fushatës së Serbisë”.

“Në prag të 25-vjetorit të çlirimit, Sofja, kryeqyteti i shtetit që 25 vjet më parë hapi hapësirën e vet ajrore për aeroplanët e NATO-s në fushatën kundër Serbisë, sot ishte vendtakimi në të cilin bëmë një hap të rëndësishëm në integrimin euro-atlantik, përkundër fushatës së Serbisë”, shkroi Kurti në Facebook.

“Përgëzime të gjithë zyrtarëve të shtetit që punuan për këtë arritje, e shumë urime qytetarëve të Republikës. Falënderim dhe mirënjohje për të gjithë miqtë e partnerët që me votën e tyre sot i dhanë mbështetje avancimit të statusit të Kosovës në Asamblenë e Parlamentare të NATO-s dhe që i qëndrojnë përkrah Kosovës përherë”, u shpreh tutje i pari i Qeverisë.

Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhgues në anëtare të asocuar. /Gazeta Enigma

Related Articles