Kryeministri Albin Kurti, sot nga Prizreni ka folur për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, ku disa përfaqësues nga komuniteti serbë kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.
Kreu i qeverisë, ka deklaruar para medieve se do të dështojnë përpjekjet e Serbisë për destabilizim të Kosovës.
“Unë e di që një përpjekje e tillë do të jetë e pasuksesshme, shteti ynë është i fortë duke qenë demokratik, duke qenë i rreshtuar me SHBA, NATO dhe BE”, tha ai, raporton Rtklive.